Gjatë ministerialit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që po mbahet selinë e NATO-s në Bruksel, ministrja Mimi Kodheli u takua me sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel me kërkesën e tij.
Sipas njoftimit për shtyp, Hagel vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë dhe siguroi për mbështetjen e Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, zonja Kodheli u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rasmusen, i cili nënvizoi kontributet pozitive të Shqiperisë në operacione, nisma rajonale dhe në mbështetje të iniciativës ”Smart Defence”.
Zonja Kodheli siguroi për kontributin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ndërsa u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë të punojë drejt transformimit të Forcave të Armatosura, modernizimit për të përmbushur detyrimet si një vend aleat dhe i besueshëm.
Theksi i veçantë sipas saj do të vihet në luftën kundër korrupsionit në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes, për të poseduar një forcë të armatosur moderne, të mirëpërgatitur dhe profesioniste.
Top Channel