VIDEO/ Pas triumfit në Botërorin 2026, Lamine Yamal zgjedh Cartagena për disa ditë pushimesh
Bayern Munchen shumë shpejt do të ketë një lojtar si Messi në skuadër. Alen Halilovic, ai që konsiderohet talenti më i madh i futbollit europian, do të transferohet në Gjermani sezonin e ardhshëm pasi i skadon kontrata me Dinamon e Zagrebit, skuadrën ku luan aktualisht.
Ende nuk ka asgjë zyrtare pasi 17-vjeçarin e kërkon gjysma e Europës, por duket se preferenca e tij është klubi bavarez me trajner Pep Guardiolën.
Tottenham Hotspurs është e gatshme të ofrojë 25 milionë euro për ta marrë talentin e ri që në janar, por duket se gjithçka është vendosur: Halilovic do të tranferohet tek Bayern Munchen me kosto zero. Kjo është dëshira e tij dhe e babait-menaxher.
17-vjeçari ka debutuar në Ligën e Kampioneve gjatë humbjes 0-2 të Dinamos së Zagrebit ndaj PSG-së.
Top Channel