Superiorja, Tirana mund 1-0 Bylisin

20/10/2013 18:50

Tirana mundi minimalisht 1-0 Bylisin dhe lë pas krahëve fundit e klasifikimit.

Bardhebluve të Dedes i mjaftoi një gol i Semedos, që të marrë 3 pikë mjaft të vlefshme dhe të jetë ndoshta fitorja e kthesës për skuadrën kryeqytetase, e cila ndodhet tashmë 6 pikë larg Skënderbeut kryesues.

Kroati Bushic i dha fitoren Vllaznisë në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Kastriotit. Shkodranët e Agim Canajt mposhtën 2-1 Kastriotin në “Loro Borici” dhe ngjiten në kuotën e 13 pikëve.

Më parë kishte shënuar Shtubina për Vllazninë dhe Sefa për Kastriotin. Kukësi i Naxhi Shensojit nuk ka arritur të marrë 3 pikë as këtë javë. Nënkampionët e Shqipërisë kanë barazuar 1-1 me Besën, një rezultat ky që mban të dyja skuadrat në fundin e klasifikimit.

Top Channel