Seria A, Milani rikthehet tek fitorja

20/10/2013 00:00

Në javën e tetë të Serisë A, Milani ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme.

Kështu në “San Siro”, skuadra e drejtuar nga Allegri ka arritur të mundë minimalisht 1-0 Udinezen, falë një supergoli të Birsës.

Ishte minuta e 22-të kur slloveni i rikthyer në fushë pas një dëmtimi godet me të majtën në mënyrë spektakolare nga jashtë zone, topin që u ndal në trekëndësh.

I vetmi moment për t’u veçuar për friulanët ishte traversa e Di Natales në minutën e 63-të.

Ndërkohë, në këtë mbrëmje, tifozët kuqezi panë sërish në stadiumin e tyre pas 1 601 ditësh Rikardo Kakanë, i aktivizuar pak minuta në pjesën e dytë për shkak të rikthimit nga një dëmtim.

Top Channel