Lojtarët e Serisë A shpenzuan të paktën 200 mijë euro për alkool, eskorta dhe lëndë të ndaluara, detajet e reja nga skandali në Itali
Kemi parë topa që kanë kaluar vijën fatale dhe nuk janë quajtur gol, topa që s’e kanë kaluar fare vijën dhe janë quajtur. Kemi parë 11-metërsha të paqenë, apo 11-metërsha të padhënë…por kjo është e tepërt.
Gafa spektakolare e gjyqtarëve të takimit vjen as më pak dhe as më shumë nga Bundesliga gjermane, një nga kampionatet me prestigjoze në botë. Në takimin Hofeneim-Bajer Leverkusen, në minutën e 70-të të tij, kur rezultati i ndeshjes ishte 0-1, një goditje me kokë e Stefen Kisling qeth shtyllën e majtë pingule të portierit vendas dhe përplaset në pjesën anësore të jashtme të rrjetës.
Fatmirësisht për Leverkusen dhe fatkeqësisht për Hofenheim, pjesa e rrjetës ku u përplas topi ishte e çarë dhe sfera e rrumbullaktë përfundon brenda kuadratit. Vetë sulmuesi shtatlartë nuk feston duke parë që topi ishte jashtë kuadratit, por jo për gjyqtarin, që pa një gol fantazmë.
Goli rezultoi vendimtar për fatet e sfidës, pasi takimi u mbyll me fitoren 2-1 të Leverkusenit.
Top Channel