Çatia e Kishës së Shën Marisë në Voskopoje e cila daton 3 shekuj me pare
eshte shembur pjeserisht. Amortizimi i saj por edhe kushtet atmosferike
nder vite kane sjelle kalbezimin e dukshem te drureve mbajtes te kesaj
catie, cka ka krijuar kushtet per shembjen e saj.
Sipas te dhenave nderhyrja e fundit ne catine e kesaj kishe eshte bere rreth 8 vite me pare, ndersa ne prag te dimrit kjo shembje rrezikon qe te demtoje se tepermi pjesen e brendshme te kishes.
Sipas kreut te komunes Voskopoje, Nexhip Bacelli nderhyrja eshte e domosdoshme per te shmangur demtimin e metejshem te kesaj kishe e cila ruan ne vetvete shume vlera.
“Kisha ka qenë një ndër kishat më të rëndësishme, Me afresket dhe pikturat që ajo ka, duhet të marrim masat urgjente për ta shpëtuar menjëherë”, thotë Bacelli.
Nga ana e saj Drejtoria e Monumenteve te Kultures ka verifikuar demin e shkaktuar dhe po pregatit nje relacion per t’ia derguar Ministrise se Kultures. Kisha e Shen Marise ndodhet në qendër të fshatit te Voskopojes. Ajo eshtë ndërtuar në shek. 18, ndërsa këmbanarja u ndërtua një shekull më vonë. Kisha ka formë klasike të mesjetës së vonë. Është e përbërë nga qemerë, e ndërtuar me gurë ndersa catia është e mbuluar me rasa gurri dhe brenda saj ka afreske.
Top Channel