Pranga shqiptarit, vjedhje në gjithë Italinë

17/10/2013 00:00

Policia italiane në qytetin e Aleksandrisë ka arrestuar një të kërkuar
shqiptar, në krye të një organizate kriminale përgjegjëse për grabitje
në të gjithë Italinë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, banda në fjalë ka kryer mbi 100 grabitje e vjedhje në supermarkete, dyqane, pika karburanti, etj.

Në ditët e kaluara uniformat blu të vendit fqinj kishin arrestuar 5 shqiptarë të tjerë, anëtarë të bandës me 19 anëtarë, si dhe kishte sekuestruar 23 automjete.

Burimet saktësojnë se grupi vinte në shënjestër zonat e pasura të Italisë, kryesisht rajonet Piemonte, Liguria, Lombardi, Lacio, Toskanë, Emilia Romanja.

Shqiptari i arrestuar mëngjesin e së enjtes, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte arratisur në qershor nga një qendër burgimi në qytetin e Barit, saktësojnë më tej burimet policore.

Top Channel