Italia jashtë Botërorit, Infantino ironizon: Kualifikohesh me 64 skuadra, ose ndoshta me 208…
Mario Balotelli ka pësuar një dëmtim muskulor dhe me siguri do të mungojë ndaj Udinese të shtunën në mbrëmje ndërsa është në dyshim të fortë për supersfidën e së martës ndaj Barcelonës.
“AC Milan njofton se Mario Balotelli ka pësuar një dëmtim në muskulin e kofshës së djathtë. Futbollisti do të monitorohet në ditët në vijim për të përcaktuar më mirë dëmtimin dhe kohën e rekuperimit”, shkruan klubi kuqezi në një komunikatë zyrtare.
SuperMario po pritej me padurim nga tifozët e Milanit pas skualifikimit prej 3 ndeshjesh (Bologna, Sampdoria dhe Juventus), por duket se mungesa e tij në fushë do të zgjatet edhe më tej.
Top Channel