Elbasan, grabitet pronari i këmbimit valutor

17/10/2013 00:00

Është grabitur nën kërcënimin e armës, pronari i një pike këmbimi
valutor, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ku Policia është vënë në
ndjekje të autorëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.30 të mëngjesit të së enjtes. Sipas vetë pronarit të Këmbimit Valutor Arben Kovaçi një makinë ka ndaluar para dyqanit, dhe prej andej kanë dalë dy djem me armë tip pistoletë në duar dhe me kapuça. Kovaçi në atë moment ka qenë duke hapur dyqanin e tij, ku edhe është ndeshur me autorët, të cilët për t’ja marrë çantën që kishte në dorë ai është goditur një herë nga autorët e më pas këta të fundit i kanë marrë çantën me para dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të kapur autorët. Mësohet se deri më tani Policia ka shoqëruar rreth dhjetë persona me qëllim që të bëjë të mundur identifikimin e autorëve dhe më pas kapjen e tyre. Është hera e dytë brenda një harku kohor prej pesë vitesh që grabitet e njejta pike e kembimit valutor.

Top Channel