Aksi Kukës-Morinë, trafikndareset grabiten për skrap
17/10/2013 00:00
Autostrada Kalimash-Kukës-Morine është kthyer në një mundësi të mirë
përfitimi nga abuzuesit e shumtë, të cilët po shfrytëzojnë grabitjen e
trafikndarëseve për t’i shitur ato për skrap.
Ditët e fundit janë shtuar së tepërmi rastet e tilla, kur persona të papërgjegjshëm kanë grabitur, gjatë natës, pjesët metalike në pjesë të shumta rrugën.
Sinjaliastika rrugore është drejt zhdukjes pasi persona te papergjegjshem gjatë ditës cmontojnë vidat e barrierave anësore e gjatë natës i grabisin ato. Dëmtimi dhe vjedhja e trafikndarëseve bëhet nga banorët e zonave rurale, ku kalon autostrada, kjo po behet shpesh edhe burime aksidentesh ne keto zona.
Top Channel