Tiranë, arrestohet një person i armatosur

12/10/2013 00:00

Policia e Tiranës ka arritur të parandalojë një vrasje mbrëmjen e të
premtes. Efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë ndërhyrë
pikërisht në momentin final, kur shtetasi Fabjol Lila ka nxjerrë armën
për të qëlluar mbi një person. Arrestimi i tij është kryer pranë sheshit
“Avni Rustemi”.

Fabjol Lila ishte i armatosur me një kallashnikov dhe policia kishte marrë informacion paraprak për një sherr mes tij dhe një personi tjetër, që kohë më parë e kishte aksidentuar me makinë. Pas konfliktit Fabjol Lila ishte larguar për t’u kthyer i armatosur. Policia ka ndërhyrë në momentin e duhur, duke shmangur krimin.

Lila është shoqëruar në komisariat dhe i është sekuestruar arma e tipit kallashnikov. Ndaj tij janë ngritur akuzat për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Top Channel