“Unë dhe Hazard jemi blerjet më të këqija të Real Madrid”, “zbërthehet” Kaka: Yamal më kujton Neymarin, ja biseda me Perezin
Në 1 orë e 46 minuta lojë të mrekullueshme, Juan Martin del Potro mundi spanjollin Rafael Nadal dhe fitoi të drejtën për të luajtur finalen e turneut Masters 1.000 të Shangait.
Argjentinasi nuk i la asnjë shans spanjollit duke i fituar të dyja setet bindshëm 6-2, 6-4. Kjo është fitorja e parë e Del Potros ndaj Nadalit që nga gjysmëfinalja e US Open e vitit 2009.
Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër të Shangait, Novak Djokovic mposhti francezin Jo-Wilfred Tsonga 6-2, 7-5.
Me këtë fitore, tenisti serb arrin për herë të dytë radhazi në finalen e Masters 1.000 të Shangait ku do të përballet me argjentinasin Del Potro.
Top Channel