
Pak ditë para ditëlindjes së 82-të, shkrimtari i madh Dritëro Agolli sërish nderon Shqipërinë me veprën e tij. Fjalët magjike të Agollit janë vlerësuar në Itali me çmimin kombëtar për letërsinë “Carlo Levi”.
Në edicionin e tij të 16 çmimi për Dritëro Agollin u shoqërua me motivacionin “poet, gazetar dhe shkrimtar ngushtësisht i lidhur me traditën dhe rrënjët e tij nga vendlindja, duke vënë gjithnjë në pah me krenari origjinën e tij. Vargjet e tij i japin jetë një thirrjeje prekëse në të cilën të gjithë elementët e jetës gërshetohen e shkrihen tek njëri-tjetri për të ravijëzuar një identitet i cili është fëmijëri, punë, dhimbje, betejë dhe dashuri për humbje dhe shpëtim.”
Në romanet e tij “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Njeriu me top” me kurajo të admirueshme Agolli i jep jetë kritikës sarkastike ndaj burokracisë dhe përkujtimit epik dhe ironik të heroizmit partizan në luftën ndaj nazifashistëve.
Ceremonia e dhënies së çmimit për fituesit u mbajt në Aljano të Italisë.
Top Channel