Vorë, grabitet me armë e maska dyqani

11/10/2013 00:00

Një dyqan hidrosanitaresh në Vorë ka rënë pre e grabitësve të cilët të
maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një sasi parash
dhe disa pajisje.

Sipas policisë autorët e grabitjes kanë qenë dy të rinj, të cilët pasi kanë hyrë në dyqan kanë kërcënuar me armë pronarin e tij që t’u jepte paratë dhe më pas janë larguar në drejtim të kryeqytetit me një automjet tip ‘Audi A4’ me ngjyrë të zezë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe është vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes së radhës, e disata në kryeqytet vetëm gjatë kësaj jave.

Top Channel