
Që nuk është më idhulli i fëmijëve kjo është e qartë, por tashmë Miley Cyrus rrezikon të shkojë përtej shfaqjeve të deritanishme të cilësuara skandaloze në publik.
Këngëtarja e vendosur në qendër të kritikave për sjelljen dhe (zh)veshjen e saj në skenë e në videoklipet e fundit rrezikon t’i bashkohet industrisë së pornografisë.
Cyrus ka marrë një propozim të tillë nga “GameLink”, shtëpia e prodhimit të filmave me pullë të kuqe, ku ish-Hannah Montana-s i ofrohet një milion dollarë, jo për të recituar, por për të drejtuar një film porno.
“Të japim mundësinë t’i tregosh botës njëherë e përgjithmonë që nuk je më një fëmijë dhe se nuk do të biesh në presionin e Sinead O’Connor, që është xheloze për suksesin tënd”, thuhet në letër-ftesën e “GameLink” dërguar këngëtares.
Këngëtarja irlandeze, Sinead O’Connor kritikoi sjelljen e Cyrus pak ditë më parë duke e paralajmëruar atë se me të tilla ritme rrezikon të degradojë karrierën e saj.
…mbetet për t’u parë në Miley do të marrë në konsideratë ofertën e “GameLink”.
Top Channel