Ikonat, burg pa afat të arrestuarve

11/10/2013 00:00

Gjykata e Tiranës dha të premten vendimin arrest me burg për të dy
personat e arrestuar me akuzen e vjedhjes dhe trafikut te veprave të artit.

Duke ju referuar akuzës se trafikimit te veprave te artit, Gjykata e la me masen e arrestit ne burg koleksionistin 51 vjecar Gjergji Thimo derisa sa Prokuroria te konkludoje te dhena te tjera me vlere per dosjen hetimore.

Deklarohet se gjate seances me dyer te mbullura Thimo eshte mbrojtur nga avokati i tij Qazim Gjoni, i cili ka kembëngulur se klienti i tij ne fakt i ka bere nje sherbim vendit te tij duke i ruajtur keto vepra dhe aspak nuk ka tentuar ndonjehere t’i trafikoje. Te njejten gje avokati e perseriti edhe ne dalje te procesit.

“Ne e quajmë arrestimin e tij të padrejtë, për arsye sepse këto vepra i ka patur në shtëpi kanë qenë të legalizuara kanë qenë të ditura edhe nga eksponentët e policisë edhe nga drejtuesit e kulturës dhe të artit në Shqipëri. Në këto rrethanat nuk ka çështje flagrance sepse nuk është kapur ai duke i shitur dikujt ndonjë vepër të tillë, ose duke trafikuar ndonjë vepër të tillë. Po të ishte kapur në kufi mund të trajtohej problemi i flagrancës, ai ishte në shtëpinë e tij dhe kujdesej për ato vepra, i vendosur për t’i ekspozuar kur është krijuar mundësia dhe rasti”, tha avokat Gjoni.

Te njejten mase gjykata shpalli edhe per te dyshuarin tjeter Arben Spaho. Por avokati i tij argumentoi se veprat e artit qe u gjeten ne shtepine e Spahos kane lidhje me nje borxh 20 milionesh.

Prokuroria dyshon se 229 ikona te sekuestruara jane te vjedhura ne kisha te ndryshme te vendit, 522 piktura bronzi i perkasin periudhes se Mesjetes, ndersa 4 piktura murale dyshohet te jene vjedhur ne kishen e Voskopojes.

Megjithate Prokuroria pohon jo zyrtarisht se po verifikon se sa prej ketyre veprave te artit jane me certifikate, siç edhe pretendon koleksionisti Thimo, nderkohe qe organi i akuzes shikon me rezerva publikimin e ikonave te sekuestruara nga ana e policise, te cilat konsiderohen tashme edhe prova materiale.

Top Channel