Christian Bale është i famshëm për rënien drastike në peshë për rolet e filmave të tij, por kësaj radhe aktori ka vënë bark për filmin ‘American Hustle’.

‘Rescue Dawn’, ‘The Machinist’ dhe ‘The Fighter’ kanë qenë filmat ku aktori është parë kockë e lëkurë, ndërsa në tre filmat e Batmanit me regji të Christopher Nolan ai është rikthyer në formë të shkëlqyer.

Tek ‘American Hustle’, Christian Bale interpreton rolin e një mashtruesi veprash arti. Filmi ka regjinë e David O. Russell. Kasti përbëhet nga aktorë shumë të famshëm të Hollivudit si Amy Adams, Bradley Cooper, Jennifer Laërence dhe Jeremy Renner.

Top Channel