6 shqiptarët e Zvicrës në Brazil

11/10/2013 22:30

Xherdan Shaqiri shënoi edhe në Tiranë, kundër kombëtares shqiptare, dhe firmosi emrin e përfaqësueses zvicerane si një nga skuadrat pjesëmarrëse në botërorin “Brazil 2014”.

Pavarësisht se ëndrra dhe shpresa e tifozëve tanë u shua përfundimisht në “Qemal Stafa”, në Rio de Janeiro do të jetë një “minipërfaqësuese” shqiptarësh, të cilët do të luajnë me fanelën e kombëtares helvete.

“Kam dashur që ne të dilnim në vendin e parë dhe Shqipëria në të dytin, për të luajtur në ‘play-off’. Kur të shkojmë në botëror do të përfaqësojmë edhe Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë. Besoj se të gjithë fansat shqiptarë do të bëjnë tifo për ne në botëror”, u shpreh pas ndeshjes Xherdan Shaqiri, ylli i gjermanëve të Bayern Munchen dhe i kombëtares së Zvicrës.

“Kemi qenë të gjithë shqiptarë sot, edhe ne që kemi luajtur për Zvicrën. Shpresoj që tifozët shqiptarë këtu duhet të krenohen, që ne kemi arritur diçka kaq të madhe me kualifikimin në botëror”, tha Admir Mehmeti, një tjetër shqiptar që aktivizohet për helvetët.

Në pjesën e parë, zviceranët, nën drejtimin e Shaqirit dhe Xhakës, iu afruan disa herë golit të avantazhit, madje rasti më i mirë për ta ishte në minutën e 20, por shtylla nuk lejoi që gjuatja e Stoker të përfundonte në rrjetën e Berishës.

45-minutëshi i dytë nisi me një rast për tanët, por Benaglio nxorri jashtë kuadratit të portës së tij gjuatjen e Ramës. Reagimi i Zvicrës ishte shumë i shpejtë, Shaqiri përfitoi nga hutimi i mbrojtësve tanë, të cilët kërkonin një goditje dënimi për prekje të topit me dorë nga Xhaka, dhe zhbllokoi rezultatin.

Zvicra kaloi në avantazh, ndërsa tifozët tanë shpërthyen në kore ofenduese ndaj shqiptarit të Bayern Munchen. Loja e përfaqësueses sonë rritet pas këtij goli, madje shkojmë shumë afër barazimit, por në minutën e 75, Salihi bëri më të vështirën, duke nxjerrë topin jashtë.

Atëherë kur të gjithë shpresonin për një gol kuqezi, Lang dyfishoi rezultatin dhe vulosi humbjen e kombëtares sonë, në ndeshjen e fundit në “Qemal Stafa”. Goli i Salihit më pas, me 11-metërsh, nuk ndryshoi asgjë.

Zvicra shkon kështu në Brazil, ndërsa pas këtyre 3 humbjeve të fundit, Shqipëria mbetet në vendnumëro, pra në vendin e parafundit në grup.

“Shqipëria nuk mund të mendojë se mund të bëhet si niveli i Zvicrës për 2 vjet. Të jemi realist, asnjëri nga ne nuk besonte, që do të shkonte në Brazil, por të gjithë e ëndërruam. Duhet të presim për të krijuar një grup, përpara se ta mendojmë këtë objektiv madhor”, tha tekniku italian i kuqezinjve, Gianni de Biasi.

“Në qoftë se trajneri realisht ka sjellë shumë lojtarë, stafi ka bërë një punë shumë të mirë, duke afruar lojtarë cilësorë. Në qoftë se do të ishte në dorën time, trajneri duhet të vazhdojë dhe vitin tjetër të kërkohet konsolidimi i grupit dhe të mbyllet cikli i parë i prurjeve dhe eksperimenteve. Duhet të kërkohet konsolidimi, për të krijuar fytyrën reale të ekipit”, deklaroi pas ndeshjes autori i golit të vetëm për tanët, Hamdi Salihi.

Para ndeshjes u zhvillua ceremonia e lamtumirës nga kombëtarja e futbollistit Klodian Duro, ndërkohë që një “show” emocionues ka dhënë shqiponja e Lacios, e sjellë në kryeqytetin shqiptar vetëm për këtë ndeshje.

Renditja e grupit E

Zvicër 21 pikë
Islandë 16
Slloveni 15
Norvegji 11
SHQIPËRI 10
Qipro 4

*Ndeshjet e fundit në grup do të jenë Zvicër-Slloveni, Norvegji-Islandë dhe Qipro-Shqipëri.

*** Komenti i plotë, minutë pas minute:

90+4′ Perfundon ne kete moment ndeshja. Te tre golat u shenuan ne pjesen e dyte. Me kete fitore Zvicra eshte e kualifikuar ne Boteror, ndersa Shqiperia, me dhjete pike ne nente ndeshje pas nje serie tejet negative prej tre humbjesh radhazi, mbetet ne vendin e parafundit. Te marten mbyllim kete fushate kualifikuese ne ndeshjen me Qipron, ne transferte.

90+3′ Goditje kendi e fituar nga Roshi. Edhe Berisha futet ne zone, por portieri zviceran ka pesuar nje faull.

90+2′ Tenton Agolli nga jashte zone, ne menyre te pasakte.

90+1′ Mehmedi perpiqet te vonoje loje duke mbajtur topin ne anesore per Zvicren, por rifiton topin Mavraj.

90′ Largohet Seferovic dhe ne sulm Dzemaili. Nje mesfushor i fresket per zviceranet.

89′ GOL. Portieri ne nje krah dhe topin ne tjetrin. Shkurtojne tanet dhe tani kemi ende pak shprese. I shkelqyer Salihi ne kete penallti.

88′ PENALLTI per tanet. I pasakte portieri zviceran qe humbet topin dhe kur Roshi e zoteroi ate, u detyrua qe ta rrezonte ne menyre te parregullt.

87′ Gjuajtje e fuqishme e Hykes nga 20 metra. Zoteron ne dy kohe Benaglio.

84′ Largohet Rama, ne fushe Agon Mehmeti, futbollist i Olhanenses ne Portugali.

82′ Goditje e denimit, godet Kace. Topi ndalet ne mur

80′ Rrezohet Hyka ne nje aksion te rrezikshem. Schars denohet me karton te verdhe. Goditje denimi per tanet.

78′ GOOOL. Shenon Lang per Zvicren golin e dyte te ketij takimi. Goli i tij i pare me kombetaren. Qendermbrojtesi perfitoi nga nje amulli ne mbrojtje dhe shenoi nga prane. Zvicra eshte e kualifikuar ne Brazil 2014.

77′ Tenton Bulku, ne dy kohe pret Benaglio.

76′ FARE PRANE GOLIT SHQIPERIA. Roshi mund ne duel shpejtesie zviceranet, godet fuqishem brenda zones, mposht Benaglion, por topi trondit traversen. Ne kthimin pas, nga 2-3 metra larg, me porten e boshatisur, Salihi godet me koke por dergon jashte. E pabesueshme, portieri ishte i shtrire ne anen tjeter.

71′ Kundersulm 3 kunder 2 i Zvicres. Seferovic pason tek Mehmedi, brenda zones dhe fare prane portes godet jashte. Tentoi te gjuante ne shtyllen e dyte, por goditja e topit me majen e kembes ishte e pasakte.

68′ Hitzfeld hedh ne fushe Gelson Fernandez, ne vend te Stocker. Zevendesim ne sulm tek Zvicra.

67′ Lila tenton nga 30 metra, largon mbrojtja.

65′ Seferovic deperton deri brenda zones sone, ne pozicion te priret godet porten, por jashte.

64′ Largohet nga fusha Abrashi dhe ne vendin e tij Jahmir Hyka.

63′ Lila mberrin deri ne fundore dhe kroson, por topi zoterohet nga portieri Benaglio.

62′ Salihi tenton nje rrafishate nga 16 metra ne aksionin pasardhes. Kerkoi shume prej vetes shkodrani.

61′ Mehmedi deperton deri brenda zones, pason per Stocker, por sulmuesi zviceran kapet ne kunderkohe. Ishte fare prane portes.

60′ Xhaka tenton ne krah, largon ne kendore Mavraj. Nga goditja e kendit lind nje aksion i rrjedhshem. Rodriguez nga 20 metra tenton porten, por grushton shkelqyer Berisha.

58′ Agolli kroson shkelqyer ne zone, Salihi me koke nga pese metra detyron Benaglion te realizoje nje grushtim spektakolar. Perseri prane golit tanet.

58′ Goditja e denimit. Harkoi Kace, Xhaka largon ne goditje kendi.

57′ Von Bergen, si lojtari i fundit rrezioi Abrashin qe po i drejtohej portes. Eshte vetem i verdhe per gjyqtarin portugez.

55′ Del Gashi, hyn ne loje Roshi.

54′ Zevendesim “shqiptar” tek Zvicra. Largohet nga fusha Shaqiri dhe ne loje Mehmedi.

53′ Fare prane golit Shqiperia. Bulku nga brenda zones, devijohet topi, rrjete e jashtme. Goditje kendi, mberrin Cana, topi jashte.

52′ Nga brenda zones kroson Agolli. Topi ne fakt eshte nje goditje parabol qe detyron Benaglion te dergoje ne veshtiresi ne goditje kendi.

51′ Kace harkon nga thellesia ne nje goditje denimi. Zoteron portierin zviceran, Benaglio.

50′ Tenton nga jashte zone Agolli. I pasakte.

48′ GOOL. Shaqiri. Goditi Xhaka nga jashte zone, topi u devijua dhe perfundoi ne kembet e Shaqirit qe me lehtesi shenoi per Zvicren. Protestojne tanet. Pamjet tregojne se Shaqiri mori topin me dore, por per gjyqtarin goli eshte i rregullt. Cana ndeshkohet me karton te verdhe per protesta.

47′ Nga goditja e kendit, Rama provon perseri por gjuajtja e tij eshte e dobet.

46′ Rinis pjesa e dyte ne kete moment pa zevendesime. E shkelqyer Shqiperia, per gjashte sekonda mberrijme tek porta Zvicerane, goditje e shkelqyer e Rames nga larg qe detyron portierin zviceran ne nje grushtim fluturimthi.

45+2′ Perfundon pjesa e pare e takimit. Pak raste nga te dyja palet. Shqiperia tentoi disa here nga jashte zone, por Zvicra i shkoi dy here prane golit, me Stocker qe goditi shtyllen nga prane pas nje krosimi te Shaqirit dhe Xhaken, qe perseri i sherbyer nga Shaqiri, hezitoi i vetem perballe portierit.

45+1′ Shaqari fiton nje top brenda zones, kroson dhe Agolli largon me koke. Arrin te godase porten tone po me koke Behrami, por pret Berisha ne pozicion.

40′ Kroson Bulku ne zone. Topi ne goditje kendi. Agolli kroson ne shtyllen e pare, topi largohet nga mbrojtja. Ne vazhdimin e aksionit Agolli kapet ne pozicion jashte loje.

34′ Agolli pason tokazi per Kacen. Nje skeme, por kuptohet nga Zvicra. Loja spostohet ne mesfushe.

33′ Merr krahun Lila, harkon rrezikshem ne qender te mbrojtjes. Largon Von Bergen ne goditje kendi.

31′ Shperthen Shaqiri, i pandalur ne krahun e djathte te fushes, le pas Agollin dhe pason shkelqyeshem per Xhaken. Zvicerani me origjine shqiptare, i vetem perpara portes heziton ne menyre te pashpjegueshme dhe humbet rastin.

30′ Rama ne krahun e djathte mberrin deri ne fundore, pason tek Kace qe ne nje pozicion te priret, nga 20 metra tenton porten. Pret ne dy kohe portieri Benaglio

27′ Goditje denimi per tanet nga 35-40 metra. Do te harkoje ne zone Agolli, topi largohet pa veshtiresi prej helveteve.

23′ Lila kroson nga e djathta ne zone, largon topin mbrojtja zvicerane.

20′ SHPETOJME PER MREKULLI. Shaqiri kap ne kundersulm mbrojtjen tone teresisht jashte pozicioni. Nga pese metra largesi preferon te mos godase, sherben nje kros brenda zone me Stocker, i cili godet me koke. Mundet Berisha, por topi godet shtyllen. Cana mberrin i pari dhe spastron perpara se Stocker te shtynte ne porten e boshatisur.

18′ Rast per Zvicren. Shaqiri godet brenda zones, por Mavraj dergon ne goditje kendi. Ne krosin e tij largon Bulku. Topi perseri tek Shaqiri, Schar mberrin i pari, por godet mbi traverse.

16′ Agolli arrin te depertoje deri prane zones se rreptesise, pason tek Rama qe tenton te godase nga 16 metra, por topi mbetet tek nje mbrojtes. Spastron mbrojtja zvicerane

11′ Cana sherben Lilen e lire ne krahun e djathte. Mbrojtesi tenton krosin ne zone, por mbrojtja mike largon ne goditje kendi. Do te ekzekutoje Agolli. Largon Von Bergen

8′ Lila mbetet i shtrire ne toke pas nje perplasje me Rodriguez. Mbrojtesi yne ka nevoje per asistencen mjekesore ne fushe. Lila del jashte fushe, por do te rikthehet serish ne loje

7′ Pas nje depertimi nga e majta, Rama futet ne qender dhe tenton te godase porten nga jashte zone, por Salihi ne pozicion jashte loje devijon topin.

6′ Seferovic nderhyn ne menyre te gabuar ndaj Liles ne mesfushe. Shqiperia perpiqet te ule ritmet e lojes ne keto momente.

4′ Shaqiri fiton nje goditje kendi per Zvicren. Ekzekuton po vete, loja ndalohet per nje faull ne sulm nga Zvicra.

2′ Goditje denimi per Zvicren qe ne minuten e dyte. Goditja ne anesore, ekzekuton Shaqiri. Largon mbrojtja shqiptare

Perpara ndeshjes: Shqiponja e Lazios, e ardhur posacerisht ne kete ndeshje per te fluturuar ne vendin e shqiponjave leshohet nga kulla prane stadiumit dhe pasi kryen dy xhiro spektakolare ulet mbi flamurin tone kombetar ne qender te mesfushes. Bie ne sy qe stadiumi nuk eshte i mbushur ne maksimumin e kapacitetit te tij, pavaresisht rendesise se kesaj ndeshje dhe faktit qe ky eshte takimi i fundit qe luhet perpara shembjes se “Qemal Stafes”.

Top Channel