Vlorë, digjen makinat e rektorit të Universitetit

10/10/2013 00:00

Makina e institucionit të rektorit të universitetit të Vlorës është
djegur të enjten gjatë orëve të para të ditës së bashku me makinën e tij
personale.

Makina tip Wolksvagen e cila ishte në pronësi të rektoratit të Vlorës dhe përdorej nga rektori i këtij universiteti Albert Qarri është djegur të enjten pranë banesës së rektorit. Së bashku  me këtë makinë është djegur dhe makina e tij personale tip Mercedes e cila përdorej nga e shoqja e tij. Sipas një fqinji të rektorit, ngjarja ka ndodhur në orën 05:40 minuta të mëngjesit poshtë pallatit të rektorit ku rrinin të parkuara.

Zjarrfiksit të cilët mbërritën në vëndgjarje bënë të mundur fikjen e zjarrit së bashku me banorët, të cilët i hidhin ujë me kova. Rektori i Universitetit, Albert Qarri për Top Channel u shpreh se ishte i shokuar nga ngjarje. Nuk dihet nëse kjo ngjarje mund të ketë lidhje me detyrën e tij, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e saj.

Top Channel