Shangai, eliminohet Roger Federer

10/10/2013 00:00

Francezi Gael Monfils, numri 42 i tenisit botëror, mundi të enjten zviceranin Roger Federer me rezultatin 6-4, 6-7, 6-3 dhe u klasifikua për çerekfinalet e turneut të Shangait.

Federer bëri gabime në momente kyçe të kësaj sfide dhe u eliminua nga një tenist që ka gati një vit pa trajner.

Francezi Gael Monfils tashmë do të ndeshet në çerekfinale me serbin Novak Djokovic.

Në çerekfinale ka avancuar edhe gjermani Florian Mayer, numri 50 i renditjes TP. Ai mundi spanjollin David Ferrer 6-4, 6-3.

Ndërsa, spanjolli tjetër Nicolas Almagro mposhti çekun Thomas Berdych dhe do të përballet në çerekfinale me argjentinasin Del Potro.

Top Channel