Dy të arrestuarit për ikonat e sekuestruara nga policia mbrëmjen e të
martës do të paraqiten të premten në Gjykatë dhe Prokuroria ka formuluar
akuzën e trafikut të veprave të artit.
Gjate marrjes ne pyetje, te dy te arrestuarit, Arben Spaho dhe Gjergji Thimo, kane mohuar se veprat i kishin per trafik apo shitje. Ata i kane thene policise se i kishin koleksionet e tyre dhe prisnin t’i ekspozonin ne nje muze qe ata pritnin te hapej. Nderkohe pritet, qe ne hetime te perfshihet edhe Qendra e Inventarizimit te Pasurise Kulturore, te cilet kane pajisur te arrestuarit me pasaporta te pronesise dhe kane bere regjistrimin e tyre.
Nderkohe qe lajmi i zbulimit të thesarit të ikonave, afreskëve dhe pikturave qe datonin nga shekulli i 15-te dhe gjysma e shekullit te 20-te, u publikua në disa prej mediave me te medha të botës.
“Washington Post” shkruan se megjithese vlera e tyre nuk eshte bere publike, hetimet qe zgjaten kater muaj çuan ne zbulimin e 1077 veprave, në dy apartamente ne kryeqytetin e vendit. Veprat e gjetura do te mbahen ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane, ku ekspertet do t’i ekzaminojne dhe do te restaurojne te demtuarat.
Ndersa BBC dhe agjensia e lajmeve “Associates Press” i referohet deklarates se Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili e cilesoi “nje prej operacioneve me te medha kunder trafikimit te artit. Sado pak te kemi, ne duhet t’i ruajme. Nese humbim kete pasuri, atehere historia do ta zhduke ate”.
Ekspertet thane se Kishave Ortodokse te Shqiperise u eshte vjedhur shumica e veprave te artit, prej renies se komunizmit dhe se trafiku i tyre eshte nje fenomen i perhapur.
Gjergji Thimo, rojtar i ikonave apo trafikant i tyre?
Një prej të arrestuarve si i dyshuar për trafikun e veprave të artit është edhe Gjergji Thimo, një personazh i njohur publikisht në Shqipëri si koleksionist i veprave të artit.
Perfshirja e tij ne listen e te arrestuarve e ka bere situaten gri, pasi publikisht Thimo ishte prezantuar si shpetimtari i qindra veprave te artit dhe qe ne menyre sistematike kerkonte nje muze per to. Sipas tij, koleksioni ikonografik nisi i trasheguar dhe u pasurua me tej ne fillim te viteve 90, me veprat e blera ne Korçë nga trafikantet qe, sikunder thote ai, shiteshin ne tregun e sendeve te tjera apo shkembeheshin edhe per nje vize greke.
Thimo tregon se ne 1997 i sulmuan shtepine me qellim grabitjen e koleksionit dhe ne 1999 ia dogjen ate, vetem pak dite para se ai te hapte ekspoziten e pare ne Korçë me ikonat dhe pikturat e tjera te çmuara. Per fat, koleksioni ishte nxjerre nga shtepia para se t’i vinin zjarrin. Vete Thimo akuzoi per kete qarqe shoviniste greke, te cilet edhe i kishin ofruar atij strehim komod ne Greqi, nese udhetonte atje bashke me koleksionin e tij.
Ne vitin 2000 Gjergji Thimo udheton drejt Tiranes bashke me 100 vepra, pjese e koleksionit te tij dhe i ekspozon ato ne Muzeun Historik Kombetar. Thimo aplikon per nje muze ikonografik, leja ishte dhene por fondet jo. Kronikat e kohes tregojne koleksionistin qe denoncon pengesat per hapjen e muzeut.
Historia e koleksionistit te ikonave merr vemendje te madhe mediatike. Gazetat dhe televizionet i kushtojne reportazhe dhe kudo eshte apeli i tij ndaj Qeverise per te mundesuar hapjen e nje muzeu, ne menyre qe veprat te mos degradojne.
Gjergji Thimo vendosi te braktise Korçën dhe bashke me koleksionin e tij vendosej ne Tiranë, ku mori dy banesa me qira per strehimin e ikonave, ku dhe u bllokuan se fundi nga policia. Kamera e Top Channel e vizitoi serish ate, duke treguar veprat e artit qe i mbante ne kushte fare te papershtatshme, ku Thimo serish akuzoi se duan te perfitojne nga koleksioni i tij
“Këta njerëz qe duan të përfitojnë nga koleksioni im, janë njerëz të veshur me pushtet”, thotë Thimo, në një intervistë para pak kohësh për Top Channel.
Madje, per te bindur Qeverine te jape fondet per muzeun, ai i dergoi nje dosje te plote me te dhenat e veprave te koleksionit te tij edhe Kryeministrit Berisha. Por koleksioni i tij as u dergua ne ndonje muze as u bllokua per t’u verifikuar nga organet e shtetit.
Aspak ilegal, por duke bredhur me ikona ne krahe sa ne Korce e në Tirane, Gjergji Thimo, kishte marre vleresimin e medias dhe zyrtareve te kohes per sherbimin qe kishte bere. Por tashme ai shfaqet me nje tjeter pasaporte. Ate te dyshuarit si trafikant i veprave te artit. Policia dhe prokuroria eshte duke vazhduar ende hetimet per te zbuluar se nga vinin veprat e artit, per cfare ishin destinuar realisht keto vepra arti, a ka prej tyre qe jane shitur dhe nese vete Thimo ishte perfshire ne ndonje rrjet te trafikut nderkombetar te veprave te artit. Kjo, pasi ne koleksionin e gjetur nga policia, kishte shume vepra te vjedhura ne Maqedoni.
Kjo histori e mbeshtjell me mister personazhin e koleksionistit, qe i kushoti jeten dhe ekonomine familjare blerjes dhe ruajtjes se ketyre veprave. Ne fund te fundit, keto vepra jane sot ne Galerine e Arteve, fale punes edhe te paligjshme te tij. Dhe jane aty me vonese, pasi asnje ish-zyrtar qe pergjigjej per kulturen nuk tregoi vemendje ndaj kesaj pasurie aspak ilegale, te cilen vete Thimo dhe media e treguan vazhdimisht se ku ndodhej.
Top Channel