Reali i rikthehet pistës Lewandowski

10/10/2013 17:20

Ndonëse Robert Lewandowski ka arritur një marrëveshje verbale me Bajernin për të kaluar në “Allianz Arena” që në merkaton e janarit, Reali i Madridit nuk ka hequr ende dorë nga sulmi polak i shndërruar në një objektiv kryesor të merkatos që kur në gjysmëfinalet e vitit të shkuar të Champions i shënoi katër gola Realin në një ndeshje.

Tek Bajerni, ndonëse sulmuesi 25-vjeçar është një objektiv i synuar prej kohësh, Guardiola ka shprehur dyshime mbi dobinë e kësaj blerje dhe vendosmëria e kampionëve të Europës dhe Gjermanisë për të vendosur nën kontratë golashënuesin më të mirë të sezonit të shkuar të Bundesligës është vendosur në dyshim.

Në këtë situatë, duke iu referuar një artikulli të publikuar të enjten në të përditshmen spanjolle sportive “AS”, Florentino Perez duket i tërhequr nga ideja e rishqyrtimit të kësaj piste.

Presidenti pritet të bisedojë personalisht me futbollistin, të cilit do t’i ofrohet një pagë shumë më e lartë se ajo që përfiton tek Borussia dhe më e lartë edhe se ajo që i ofron Bajerni.

Ndërkohë, për të thyer qëndresën e Dortmundit, Reali do t’i ofrojë klubit gjerman midis 10-12 milionë eurove, për të prishur kontratën gjashtë muaj përpara skadimit të saj dhe humbjes së lojtarit me parametra zero.

Top Channel