Partizani me sponsor të ri

10/10/2013 22:25

Kompania e telefonisë fikse “ALBtelecom” do të jetë për 12 muajt e ardhshëm sponsori i përgjithshëm i skuadrës së Partizanit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i përgjithshëm i “ALBtelecom”, Erkan Tabak, theksoi se mbështetja e kësaj skuadre vjen si rrjedhojë e besimit të plotë në suksesin e saj dhe në përfaqësimin e denjë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Presidenti i klubit të Partizanit, Gazment Demi, nga ana e tij e vlerësoi maksimalisht këtë mbështetje, duke thënë se Partizani do të luftojë në fushën e lojës për të arritur rezultate të shkëlqyera.

Më pas, presidenti i klubit Partizani i dhuroi drejtorit të “ALBtelecom” fanelën e skuadrës me numrin 1, në shenjë simbolike.

Top Channel