Mayweather, sportisti më i paguar në botë

10/10/2013 05:00

Emri i tij është Floyd, si emri i të atit, por të gjithë tashmë e thërrasin “Money, Money, Mayweather”.

Motivi është i qartë, çdo kontratë e tij dërgon në arkat personale të boksierit një rrebesh milionash.

Jo rastësisht, revista prestigjioze amerikane “Sport Illustrated” ia ka atribuuar Floyd Mayweather kurorën sportive të më të pasurit gjatë vitit 2013, pas fitimeve rekord prej 66,3 milionë eurosh, nga të cilat gjysma është fituar vetëm gjatë sfidës së shtatorit të kaluar kundër meksikanit Alvarez.

Për Mayweather është thjesht një konfirmim në poltronin sportiv të më të paguarit në botë, pasi ai u ngjit në majën e klasifikimit gjatë vitit 2012.

Askush, momentalisht, nuk duket i aftë t’i afrohet, duke parë se ylli i NBA (basketbollit amerikan) LeBron James, ndjek boksierin nga Michigan-i, me një diferencë të theksuar… Plot 41,2 milionë euro fiton “The King” nga Miami Heat.

Sa i përket profileve të futbollistëve, që duken shumë më të ulta, ata përfaqësohen nga David Beckham, në vendin e fundit të podiumit, i cili ka fituar 35,3 milionë euro gjatë vitit 2013, edhe pse ky shënoi vitin e tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur, pasi fitoi titullin kampion me Paris Saint Germain.

“Quarterback”-u i New Orleans Saints, Drew Brees, është përfaqësuesi i parë i futbollit amerikan me 34,6 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Kobe Bryant, Roger Federer, Fernando Alonso…

Të fundit mes më të pasurve janë yjet e futbollit europian, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, të cilët nuk bëjnë pjesë as në 10-shen e parë, me 26 milionë eurot e fituar prej tyre…

Top Channel