Drejtësia shqiptare ka dështuar në 241 tentativa të saj për të
zhbllokuar procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Dritan Dajti, nën akuzë
për vrasje për shkak të cilësive të veçanta, të katër efektivëve të
Policisë së Shtetit.

Gjate ketyre tre viteve numerohen me dhjetra shkresat e derguara Ministrise se Drejtesise,KLD-së dhe Dhomes Kombëtare të Avokatisë, por ende procesi mbetet pa zgjidhje. Shkresa e fundit mban datën 8 tetor. Shkresa është dërguar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në adresë të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe për dijeni të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. Me këtë shkresë kërkohet ndihmë për gjetjen e një avokati, pasi lista e avokatëve “Kryesisht” është ezauruar pa sukses.

Per kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni, situata ne te cilen ndodhet drejtesia në rastin ‘Dajti’ eshte e patolerueshme.

Në kërkim të një Avokati, Gjykata e Krimeve te Renda publikon listen e mbrojtësve “Kryesisht” qe nuk ishin te disponueshem ose qe refuzuan te mbrojnë te pandehurin “Dajti”. Duke besuar tek një komunikim shkresor me Dhomën e Avokatisë, e cila i kërkon Gjykatës të konsumojë listën e avokatëve “Kryesisht”, e më pas do t’i vendosë në dizpocion një mbrojtës, Gjykata e Krimeve të Rënda kalon në pritje deri të mërkurën.

“Ky është një detyrim i Dhomës Kombëtare të Avokatisë për ta gjetur një avokat mbrojtës për të pandehurin, i cili ka mbetur pa avokat mbrojtës. Ne si Gjykatë nuk kemi autoritet në detyrimin e avokatëve që marrin përsipër mbrojtjen. Në rast të kundërt ne do t’i drejtohemi Ministrisë së Drejtësisë për të bërë ndryshimet e nevojshme në Kodin e Procedurës Ligjore, apo në Ligjin për Avokatinë, nëse ndryshimet e deritanishme nuk kanë funksionuar apo nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim në çështjen ne fjalë”, tha Simoni.

Gjate shtyrjeve qe tashme ngjajne si pjese te nje seriali, ky proces shenoi gjate ketij viti edhe çudira siç edhe kerkesa nga një avokat, i cili i vuri kusht gjykates qe t’i jepte 200 mije euro e me pas të mbronte Dritan Dajtin, apo rasti i thirrjes nga gjykata, referuar listes se Dhomes se Avokatisë, të një mbrojtësi që kishte ndërruar jetë.

“Jam munduar ta bëj evidente rast pas rasti nëpërmjet ndërhyrjeve në organet përkatëse dhe për opinionin publik nëpërmjet deklarimeve për shtyp, për të nxitur autoritetin e institucioneve përgjegjëse sepse situata është e patolerueshme”, tha Simoni.

Nga ana e tij Dritan Dajti i kërkon gjykatës që t’i mundësojë mbrojtje, pasi ai nuk ka mundësi finaciare.

Top Channel