Kthesa e papritur shokon kuqezinjtë, Ralf Rangnick refuzon përfundimisht stolin e Milanit
“Jam i lumtur që kthehem në Suzuka, e dua shumë këtë pistë dhe mendoj se shumica e pilotëve është dakord me mua. Është një pistë që nuk të fal, shumë e shpejtë dhe e rrjedhshme, përveç pjesës së parë të cirkuitit”.
Jenson Button është entuzias për Çmimin e Madh të Japonisë, i 12-i në karrierën e tij. Piloti anglez i “McLaren” ka mbërritur gjithmonë i pari në vijën e finishit në 11 garat e mëparshme në tokën aziatike.
“Nuk e di nëse është një rekord, por është me të vërtetë bukur t’i japësh makinës këtu edhe pse nuk është e lehtë të parakalosh. Kemi si gomat e mesme ashtu edhe ato të forta, prandaj do të japim maksimumin, që është gjëja që na pëlqen më shumë ne pilotëve. Shpresojmë në një fundjavë pozitive”, ka thënë Button.
Top Channel