Artan Didi do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së
Shtetit. Herët në mëngjesin e të enjtes ai ka bërë betimin përpara
trupës policore.
Ish-drejtori i Përgjithshëm Burgaj ia dorëzoi atij flamurin e Policisë së Shtetit.
“Në këtë çast solemn, në respekt të veprës të të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, respekti për gjakun e punonjësve të policisë dhe të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe për të garantuar zbatimin rigoroz të ligjit në nderin tim personal, betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit”, tha Didi.
Ministri i Brendshem tha se jo vetem Drejtori i Pergjithshem, por të gjithe strukturat e policise do te kene mbeshtetjen e tij dhe te Qeverise.
“Në të gjitha pozicionet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në të gjitha pozicionet dhe funksionet në Policinë e Shtetit, një gjë na bashkon më shumë se gjithçka. Ne që jemi këtu, ju që mbani detyra të larta apo funksione në Policinë e Shtetit na bashkon me qytetarët dhe ky është misioni i lartë në emër të qytetarëve dhe në emër të ligjit për të garantuar rendin dhe qetësinë në këtë vend, që gjithçka është e nevojshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, gjithçka është e nevojshme për mbështetjen nga Qeveria dhe nga unë si Ministrër i Brendshëm, është në dispozicion të Policisë së Shtetit”, tha Tahiri.
Didi u rikthye ne polici pas vitit 2005, kur u largua prej saj. Ne nje nga detyrat me te rendesishme ne karrieren e tij ka qene ajo e drejtimit te forcave RENEA, ku ka kryer nje sere aksionesh te suksesshme. I plagosur me pare ne detyre, Didi e ka lene uniformen gjate rotacionit te pushtetit ne shtator 2005, kur drejtonte ne ate kohe Drejtorinë e Sigurisë Publike.
PD: Emërimet të paligjshme
Partia Demokratike ka kundërshtuar emërimet e reja në polici, duke i konsideruar ato të paligjshme.
Arben Ristani renditi CV-të e drejtorit të ri të përgjithshëm dhe disa prej drejtuesve të tjerë, për të konstatuar se ata nuk plotësojnë kriteret ligjore si arsimimi, grada apo pervoja e punes ne polici, duke thene se kriteri i vetem qe plotesojne eshte ai i sherbimit politik.
“E ashtuquajtura rilindje e Policisë së Shtetit është preludi i rikthimit të policisë shqiptare në një organizatë të nënshtruar ndaj krimit të organizuar dhe bosëve të tij, njësoj si para vitit 2005.Emërimi në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të Artan Didit, është një shpërblim i pastër politik për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2001 të kryedhunuesit të opozitës së asaj kohe. Ky emërim është në kundërshtim të plotë me ligjin ‘Për Policinë e Shtetit’, pasi zoti Didi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në ligjin për Policinë e Shtetit. Nuk ka mbaruar Akademinë e Rendit Publik qe është detyrim i pakapërcyeshëm ligjor. Nuk ka shërbyer për një periudhe kohe 3-vjecare ne gradën drejtues i pare pasi është larguar me gradën kryekomisar. Nuk plotëson kriterin e detyrueshëm për 16 vjet pune ne polici ne 20 vjetet e fundit. Emërimi i dy zv. Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë është në kundërshtim me ligjin “Për Policinë e Shtetit”, pasi nuk plotësojnë kriteret e detyrueshme të nenit 24, Ligjit për Policinë e Shtetit, pasi nuk kanë shërbyer tre vjet me gradën drejtues i parë. Gjithashtu, zoti Bizhga është me masën disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 1 vit”. Çifti Rama-Tahiri nuk njohin ligjin, por duan të jene mbi ligjin. Parimi ‘një shtet, një polici” u kthye në ‘një shtet një bandë kriminale në nivelin e lartë të policisë'”, tha Ristani.
Top Channel