Kthesa e papritur shokon kuqezinjtë, Ralf Rangnick refuzon përfundimisht stolin e Milanit
“Për vitin e ardhshëm me Kimin do të jemi në gjendje të bëjmë një kampionat të shkëlqyer për Ferrarin dhe sa më shumë pikë. Por mendoj se përsa i takon shpejtësisë, finlandezi nuk është më i shpejtë se Felipe. Majde, kur garonin bashkë braziliani ishte shpesh herë më i shpejtë”.
Me këto fjalë, në prag të Çmimit të Madh të Japonisë, Fernando Alonso tregon se nuk është i shqetësuar për ardhjen e Kimi Raikkonen tek “Ferrari”. Spanjolli tashmë është i fokusuar tek viti i ardhshëm, në të cilin shpreson të ketë një makinë më të shpejtë.
“Nëse do të kemi një makinë konkurrente, unë dhe Kimi do të arrijmë të shijojmë sezonin dhe të bëjmë gjëra shumë të mira. Por nëse makina nuk do të jetë konkurruese, atëherë do të kemi një vit shumë të ngjashëm me këtë”, ka thënë Alonso.
Piloti ka shtuar më tej se nga sezoni që po mbaron nuk ka arsye përse të jetë shumë i pakënaqur. “Natyrisht, kur nuk ke më shpresa për të fituar kampionatin është më e vështirë të japësh maksimumin. Por janë 22 pilotë të tjerë që ndodhen në një situatë shumë më të keqe se e imja, që jam i treti, i katërti dhe i pesti”, ka shtuar spanjolli.
Top Channel