Zhytësi pa fat, sulmohet dy herë nga peshkaqenët

09/10/2013 00:00

Një zhytës australian po kurohet në një spital në qytetin e Perthit pas sulmit të një peshkaqeni, sulm që i ndodh për herë të dytë në 10 vjet.

Greg Pikerin ishte zhytur në kërkim të guaskave që janë pjesë e aktivitetit dhe pasionit të tij kur u sulmua nga një peshkaqen i bardhë.

Autoritetet australiane thanë se ai ndodhet në spital në gjendje serioze, por jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Pikerin ka marrë plagë në kokë, shpinë dhe shpatull nga kafshimet e peshkaqenit.

Zhytësi 55-vjeçar u sulmua nga një tjetër peshkaqen në vitin 2004 në të njëjtën zonë. Në atë kohë ai deklaronte se ishte me fat që shpëtoi.

Top Channel