“Task Force” për mbrojtjen e territorit

09/10/2013 00:00

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e së mërkurës në mbrëmje, vendosi krijimin e një “Task Force” për masa emergjente për mbrojtjen e mjedisit dhe territorit.

Krijimi i kësaj “Task Force” vjen pas kërkesës së ministres së Zhvillimit të Territorit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, dhe  ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët do ta drejtojnë atë.

Pjesë e saj do të jetë edhe Ministria e Kulturës, së bashku me disa institucione të tjera.

“Task Forca” do të ketë disa prioritete, si analizimin e problematikave, sidomos në zonat e përcaktuara me ligj si zona kombëtare, evidentimin e zonave me interes kombëtar.

Gjatë mbledhjes u morën edhe vendime të tjera, që lidhen me disa emërime të reja.

Kështu, Arben Isaraj është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë. Ndrec Deda, Prefekt i qarkut Lezhë, Besnik Dervishi, prefekt në qarkun Vlorë.

Zonja Sonila Qato merr detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ndërsa, në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është emëruar Afrim Bakaj.

Top Channel