
Rrota merret e mirëqenë si shpikja më e madhe e të gjitha kohërave për njerëzimin. Ishte pikërisht ajo që vuri në qarkullim mallrat, njerëzit, mjetet, i dha ndër qindra-vjeçarë një tjetër hov tregtisë dhe ndërlidhjeve mes shoqërive njerëzore duke u afruar distancat.
Por për anglezët ka një tjetër rënditje. Një sondazh i “vouchercodesnetwork.co.uk” doli në përfundimin se shpikja më e madhe e të gjitha kohërave për britanikët është…hapësja e birrës. Sigurisht për një popull birrëdashës, kjo edhe pritej, por të vendosej në krye të 50 shpikjeve më të vlefshme të të gjithë kohërave për njerëzimin, kjo është e tepruar.
Kryesimi mbahet nga objekte jo fort hi-tech, ndërsa fjala e teknologjisë së fundit, si telefonat inteligjentë apo tabletët janë përkatësisht në vendin 50 dhe 49.
Përvec hapëses së birrës, ajo që ka tronditur më shumë organizatorët e sondazhit është futja në listën e 50 shpikjeve më të vlefshme e objekteve si tharëse apo drejtuese flokësh. Këto janë objektet më të vlefshme…për anglezët.
Top Channel