
Përpara viteve 90’, profesionet që mund të bënte një grua ishin të shumta.
Duke qenë se vendi ishte në ndërtim e sipër, në vitin 1950, deri në fund të 1990-tës u hapën një numër i madh fabrikash dhe uzinash, ku gratë punonin përkrah burrave në të njëjtat kushte.
“Gruaja është forcë e madhe”, ishte parulla e asaj kohe për punësimin e saj.
Duket sikur gjithçka merr fund me punësimin, por ketu nis edhe pjesa më e vështire.
Paçka vështirësive fizike, gruaja u bë saldarore, traktoriste, tornitore, mekanike, axhustatore, bateriste, fonderiste, pompiste apo dhe muratore.
Të gjitha profesione të rënda për natyren e brishtë të gruas, por në një kohë të shkurtër në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, gratë nisën të bënin punë burrash….
Fustanet e hijshme u zëvendësuan me kominoshet e punës, ndërsa dorezat fine të grave me dorezat e saldimit apo te shkrirjes së hekurit.
Puna e bërë nga një grua u vu re se ishte shumë e kujdeshme dhe nën përdorimin e teknologjisë së kohës, në disa raste dhe më e mirë se puna e bëre nga meshkujt.
Kaq e madhe ishe propaganda për modelin e gruas që zëvendësonte burrin, sa që kinostudio “Shqipëria e Sot”, Teatri Kombetar apo piktorët e kohës, të gjitha filmat apo veprat e tyre i realizonin me tematiken e gruas traktoriste apo montatore.
Modeli tashme ishte krijuar.Shume vajza të reja u futen në profesione të pazakonta pasi u frymezuan nga filma si “Montatoria”,”Brazdat” apo deri tek filmi “Kapedani”.
Mjafton të shohësh ballinën e Muzeut Historik Kombëtar, në qendër të Tiranës, për të kuptuar rolin dhe simboliken e figurës së gruas në periudhen para viteve 1990.
Gruaja që sfidon tensionin e lartë
Të gjithë ata që e njohin Adriana Hysenajn, habiten me profesionin e saj.
52-vjeçarja nga Erseka konkurron elekriçistët e zonës, duke riparuar linjat e tensionit të ulet dhe të lartë.
Edhe pse nuk është diçka e zakonshme të shohesh një grua elektriçiste, Adriana çdo ditë lëviz me biçikletë për të kontrolluar telat e korrentit.
Profesionin e ka nisur në vitin e largët 1981, kur përfundoi shkollën për elektriçiste në Tiranë.
Një vit më pas nisi të punonte si elektriçiste në Ersekë. E detyruar nga kushtet, Adriana e ndërpret përkoheshisht profesionin, për ta rinisur në vitin 1998.
Aktualisht, ajo është përgjegjëse për linjat e tensionit të ulet dhe të lartë në qytetin e Ersekës, duke u kujdesur për çdo problem teknik.
Gruaja e tensionit të lartë, edhe pse është rritur në shtëpinë e fëmijës, është munduar t’ia dalë vetë çdo gjëje, duke fituar një profesion.
Guximtarja që bën një punë burri, pavarësisht gjithçkaje arrin të ketë ëmbëlsine e një gruaje.
Peripecitë nuk kanë sosur asnjëherë në jetën e saj, e megjithate ajo i ka sfiduar të gjithe që nga momenti kur mori vendimin për t’u martuar në fshat, integrimi me jeten e re, krijimi i një familje, thyerja e tabuve e deri tek botimi i librave me poezi.
Të gjithë në Erseke e njohin si gruaja elektriçiste, por me shpirt poete.
Teksa e sheh duke punuar mbi shtyllë, nuk të shkon në mend se Adriana ka botuar deri më tani 4 libra, ndërsa është në përfundim të të 5-stit.
Banorët e zonës, përveç problemeve elektrike të lagjeve i kanë besuar edhe instalimet në shtëpite e tyre, duke besuar tek mjeshtëria e gruas elektriçiste.
Viktoria, 41 vite me elektrodë dhe maskë në duar
Me ndërrimin e sistemit, shume gra hoqën dorë nga profesionet “burrërore”.
Të pakta ishin ato që nuk tradhëtuan pasionin, duke e vazhduar deri në ditët e sotme.
Një prej tyre është dhe Viktore Dashi, 56-vjeçarja, e cila vazhdon ende të punojë si saldatore në ish-Metalulgjikun e Elbasanit.
Çdo ditë ajo del nga shtëpia për t’iu drejtuar vendit të punës. Bashkëshorti, Bashkimi e përcjell deri tek porta, duke i uruar punë të mbarë.
Ne fillim, ai e kishte të vështirë të përshtatej me punën e rëndë te gruas, por me kalimin e kohës u mësua.
Maska dhe Elektroda janë bërë pjesë e pandashme në duart e Viktores, ndërsa falë ndihmës së burrit, ajo ka mundur të ushtrojë profesionin pa lënë mënjanë familjen.
Në ditet kur Viktoria e kishte të pamundur të vinte në shtëpi, për shkak të orëve të gjata të punes, Bashkim kujdesej për gatimin dhe tre femijet.
Viktore Dashi e ka nisur profesionin në vitin 1972, kur ishte vetem 16 vjeç.
Ka 41 vjet që saldon dhe ende nuk mendon ta lërë. Edhe pse banon në fshatin Kuqan të komunës me të njëjtin emër në Elbasan, ajo bën çdo dite 10 kilometra për t’iu drejtuar vendit të punës.
Largohet nga uzina thuajse e fundit, në orën 18:00 të mbremjes, duke menduar për punën që e pret ditën tjeter. Deri kur mendon ta vazhdojë saldimin? Deri sa të ketë mundësi fizike.
Top Channel