Një mace në Kinë ka krijuar një ushtri e fansash falë pamjes së saj shumë të pafajshme. Kjo mace ka rreth 275 mijë ndjekës në Weibo (versioni kinez i Twitter-it) dhe 190 mijë ndjekës në Instagram.

Kafsha 2-vjeçare ka edhe profil në Facebook ku pronarja e saj, zonjusha Ning, poston foto rregullisht.

Ning thotë: “Macja ime ka një fytyrë të rrumbullaktë, duket si tortë. Një tipar tjetër janë sytë e mëdhenj. E dija që ishte shumë e lezetshme, por nuk prisja të kishte kaq shumë fansa në rrjetet sociale.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta