Kryepeshkopi polak: Pedofilia vjen nga divorcet

09/10/2013 00:00

Kryepeshkopi katolik polak ka fajësuar divorcin për rastet e shumta të pedofilisë. Jozef Michalik ka thënë se abuzimi seksual vjen si rezultat i fëmijëve “në kërkim të dashurisë”.

Deklaratat që do të shkaktojnë polemika vijnë pikërisht nga një vend kisha e të cilit është akuzuar për shumë raste abuzimi me fëmijët nga ana e priftërinjve.

“Shumë nga rastet e ngacmimit seksual mund të shmangeshin nëse prindërit do të kishin një marrëdhënie të shëndetshme. Pedofilia shfaqet kur një fëmijë kërkon dashurinë që i mungon nga prindërit e tij”, u shpreh kryepeshkopi për agjensinë e lajmeve PAP.

“Flasim gjithmonë për dëmin që shkakton abuzimi seksual. Patjetër që dëmi është i madh, por harrojmë që nuk është i vetmi dëm. Askush nuk flet për dëmin që shkakton një divorc”, shtoi Michalik.

Top Channel