KE heton Realin dhe Barcelonën

09/10/2013 19:50

Komisioni Europian është duke hetuar Realin e Madridit dhe Barcelonën, në kuadrin e një hetimi të nisur në vitin 2009 për trajtimin e pabarabartë të këtyre klubeve në kuadrin ligjor dhe ndihmat e marra nga shteti spanjoll, krahasuar me trajtimin ne vendet e tjera europiane.

Zëvendëspresidenti i KE-së, Joaquin Almunia konfirmoi se “Komisioni është duke hetuar trajtimin e ndryshëm të klubeve profesioniste të futbollit në Spanjë”.

Konkretisht, KE është duke studiuar pozicionin ligjor të Realit të Madridit, Barcelonës, Athletic Bilbaos dhe Osasunës, që nuk janë shoqëri anonime dhe lejojnë shtimin e bazës së aksionerëve në baza pothuajse të përvitshme, pa caktuar një limit aksionesh.

Njëkohësisht, po hetohen gjithashtu disa raste të kalimit të disa pronave publike, nën pronësinë e klubeve të futbollit, gjithashtu i konsideruar një avantazh i padrejtë, nëse vërtetohet, në pikëpamjen e Komisionit Europian.

Top Channel