Vetëm pak javë pasi lëshoi në treg versionit e fundit të “iPhone”, “Apple” bëhet gati për një tjetër inagurim të bujshëm.
Sipas revistës së specializuar “Current Editorials”, në datën 22 tetor do të dalë në treg versionin i ri i “iPad”, varianti i pestë i tabletës shumë të suksesshme gjatë viteve të fundit.
Njëkohësisht, pritet që në të njëjtën ditë të hidhet në treg edhe versioni i dytë i “iPad-mini”.
Sipas zërave që qarkullojnë në media, “iPad” i ri do të jetë më i madh se paraardhësi, me një gjatësi që përflitet të jetë prej 13,5 inç, rreth 34 centimetra.
Më parë, ishte përfolur që tabletat do të dilnin në treg në datën 15 tetor, por mesa duket “Apple” ka vendosur që të shtyjë një javë prezantimin, ndërsa në dyqane shitja do të nisë nga data 1 nëntor.
Top Channel