Fushë Krujë, aksidentet, një i vdekur, një i plagosur

09/10/2013 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mëngjesin e tw mwrkurws në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

Viktima është identifikuar si Ferdinand Xhaferri, 33 vjeç. Ai u aksidentua teksa makina me të cilën udhëtonte u përplas me një shtyllë betoni.

Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në Fushë Krujë-Vorë ku një trajner është përmbysur në mes të urës për shkak se u përplas me një trafikndarëse. Nga aksidenti u plagos lehtë drejtuesi i trajlerit, ndërkohë policia po punon për sistemimin e trafikut të rënduar për shkak të bllokimit të një pjese të autostradës nga trajleri.

Top Channel