Austriaku Martin Karplus, britaniku Michael Levitt dhe izraeliti Arieh Warshel do të ndajnë së bashku cmimin Nobel në Kimi për vitin 2013.

Akademia Mbretërore në Stokholm nderoi tre kimistës për punën e tyre kërkimore në studimin e sistemeve kimike komplekse, që sipas tyre qëndron në bazë të zhvillimit të industrisë dhe të zhvillimit të barnave të reja.

Në fakt pak e dinë por është falë punës së Karplus, Warshel dhe Levitt që sot teknologjia është vënë në funksion të studimit të molekulës dhe që ekzistojnë programe në gjendje të simulojnë ndërveprimin molekular, baza e të gjitha proceseve të tjetës. “Treshës” i faturohet edhe suksesi në vëzhgimin e barnave se si ata godasin proteinat e caktuara dhe se si klorofili përthith rrezet e diellit në procesin e “frymëmarrjes” së bimëve.

Ajo që i bashkon tre studiuesit, përvec puna e tyre shumë-vjecare dhe kontributi i vyer në fushën e kimisë, është nënshtetësia amerikane. Austriaku Karplus ka lindur në vjenë në vitin 1930. Në moshën 23-vjeçare emigroi në SHBA për të punuar në Institutin Kalifornian të Teknologjisë.

Michael Levitt, 66 vjeç, lindi në Pretoria në Afrikën e Jugut. Në vitin 1971 u transferua në Britaninë e Madhe për të mbjtur leksione në Universitetin e Kembrixhit, ndërsa punën kërkimore në fushën e kimisë e ka zhvendosur për periudha të shkurtëra kohore edhe në SHBA.

I treti, Arieh Warshel, lindi në Izrael në vitin 1940. Sot jep kontributin e tij në fushën e kimisë pranë Universitetit të Kalifornisë së Jugut në Los Anxheles.

Ndërkohë, ndarja e cmimeve Nobel në fusha të ndryshme nuk ka kaluar pa kritika. Dorëzimi i këtij cmimi për fizikën dy shkencëtarëve Higgs-Englert për kërkimet e tyre në atë që njihet ndryshe si “grimca e Zotit”, ka marrë kritika nga drejtuesit e CERN që mendojnë se pikërisht ky superlaborator duhej të nderohej me cmimin si institucioni që “jetësoi” teoritë e dy shkencëtarëve.

Top Channel