Fenomeni i vjedhjes së linjave elektrike për tu përdorur për skrap ka dëmtuar rëndë gjithë rrjetin e ndriçimit në Berat.

Edhe zona muzeale është lënë në errësirë. Autoritetet vendore kanë bërë disa padi për vjedhjet, por deri më tani nuk ka patur asnjë autor të kapur.

Bashkim Agalliu, përgjegjës për shërbimet në Bashkinë e Beratit, shprehet: “I presin me sëpatë dhe në momentin që pritet një linjë, bien të dy automatët dhe nuk ka më korent.”

Përfaqësuesit e Bashkisë kanë kërkuar që policia të kontrollojë pikat e grumbullimit të skrapit ku përfundojnë telat, por edhe shtyllat e ndriçimit.

Top Channel