Me shpatë kundër pistoletës
08/10/2013 00:00
Nuk është arma, por krahu i luftëtarit që e përdor. Një shprehje e
vjetër sa vetë bota që vazhdon të vërtetohet edhe në botën moderne.
Pamjet e kameras së sigurisë në një dyqan në Long Island në Nju Jork kanë habitur të gjithë, pasi me një shpatë të madhe, shitësi shmangu grabitjen dhe zmbrapsi hajdutin e armatosur me një pistoletë. Pikërisht kështu!
Pavarësisht se grabitësi hyri i vendosur në dyqan dhe qëlloi një herë për të trembur shitësin, këtij të fundit nuk ju drodh as qerpiku. Jo vetëm kaq, por zhveshi shpatën si në një skenë filmash dhe ju vërsul agresorit që para një luftëtari të tillë duket se nuk ka mundur të bëjë asgjë.
Top Channel