Facebook dhe qyteti 120-milionë dollarësh

08/10/2013 00:00

Një fshat sipërmarrës, me 394 njësi banesash po ndërtohet nga lidershipi i rrjetit social Facebook për punonjësit e tij. Kjo, pasi të gjesh shtëpi në Menlo Park nuk është e thjeshtë.

Në planimetrinë e publikuar online shihet fare lehtë distanca e reduktuar mes shtëpive të reja dhe kampusit aktual të Facebook.

Kompleksi i banesave do të jetë me hapësirë të bollshme, si dhe i pajisur me pishinë dhe lokale në tarracat e pallateve.

I gjithë projekti do të kushtojë 120 milionë dollarë. Në foto tregohet qartë se ku do të ndërtohet edhe Haven Trail, rruga që do të lidhë qytetin e Facebook me aktualin Bay Trail.

Top Channel