Thirrja për paqe e Malalas

07/10/2013 00:00

Malala Jusufzai, adoleshentja pakistaneze e qëlluar me plumb në kokë nga talebanët pasi mbronte të drejtën e shkollimit të vajzava është shprehur se për të vendosur paqen nevojiten bisedime me militantët.

Vajza u sulmua nga nje person i armatosur ndersa gjendej ne autobusin e shkolles prane shtepise se saj ne pakistan ne tetor te 2012.Ne intervisten e saj te pare te gjate qe prej sulmit, Malala tha per median britanike se menyra me e mire te te zgjidhur problemet dhe per ti dhene fund luftes eshte permes dialogut.

‘Kjo nuk eshte nje ceshtje per mua. Me kete gje duhet te merret qeveria dhe gjithashtu amerika’-tha adoleshentja.

Ne muajin korrik planet per zhvillimin e bisedimeve mes talebaneve, amerikes dhe qeverise afgane, u trazuan per shkak te nje grindje mbi statusin e zyres se sapohapur te talebaneve ne Doha te Katarit. Malala tha se ishte e rendesishme qe talebanet te parashtrojne kerkesat e tyre.

“Ata duhet te bejne ate qe duan permes dialogut. Vrasja dhe torturimi i njerezve eshte totalisht kunder Islamit. Ata po keqperdorin emrin e Islamit’, tha ajo. Per here te pare Malala pershkroi gjithashtu diten e sulmit. Ajo tha se rruga ku po udhetonte autobusi i shkolles, ishte boshatisur, ne menyre te pazakonte.

“Pashe se nuk gjendej askush ne rruge ne ate moment. Zakonisht aty ka shume njerez, kryesisht meshkuj qe ulen para dyqaneve. Por ate dite ishte bosh”, tha ajo per median britanike.Vajza e cila mbajti nje fjalim ne Okb ne muajin korrik foli gjithashtu edhe per deshiren per t’u rikthyer ne Pakistan e per te nisur karrieren politike.

“Dua te behem politikane ne te ardhmen. Dua te ndryshoj te ardhmen e vendit tim dhe ta bej arsimin te detyrueshem’-tha ajo duke shtuar se shpreson shume qe te vije dita kur populli i pakistanit te jete i lire, e te kete te drejta te plote. 16 vjecarja u kurua ne britanine e madhe, dhe tashme jeton ne Birmingam. Ajo kaloi disa muaj ne spital ku ju nenshtrua operacioneve te shumta per ndreqjen e kafkes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB