Tajfuni godet Kinën

07/10/2013 00:00

Dy persona humbën jetën ndërsa dhjetera mijëra të tjerë u shpërngulën
pasi tajfuni i fuqishëm Fitou, u përplas në Kinën Lindore. Me erëra që i
kalonin 151 km në orë, stuhia ndaloi në provincën e Fuxhianit, në orët e
para të së hënës dhe solli shira të rrëmbyer dhe ndërprerje të
energjisë.

Autoritetet kineze lëshuan alarmin e kuq, për zonën, për të treguar nivelin më të lartë të rrezikshmërisë që paraqet tajfuni, që mban emrin e një luleje.

Tajfuni Fitou preku tokën në orën 1.15 minuta me oren lokale në qytetin Fuding. Meteorologet paralajmeruan se në disa zona në Fuxhian dhe Zhexhiang-në orët e ardhshme- do të rregjistrohen rreshje qe do të arrijne deri ne 20 mm shi.

Në fundjave, autoritetet kineze nxorrën ushtrinë për të ngritur gardhet mbrojtese. Në Fuxhian, 177 persona u shperngulen perpara mberritjes se stuhise, ndersa ne Zhexhiang, rreth 574 mije persona u detyren te braktisin shtepite e tyre. Rreth 35 mije barka ne Zhexhiang dhe 30 mije ne Fuxhian u urdheruan te kthehen ne porte. Gjithashtu pati edhe nderprerje te transportit me trenat e shpejtesise se larte.

Dhjetare fluturime qe do te nisnin apo perfundonin në aeroportin e Uenzhout në Zhexhiang u anulluan. Stuhia qe eshte duke u zhvendosur ne veri-perendim pritet te dobesohet. Tajfuni Fitou eshte i 23-ti qe godet Kinen, kete vit. Vjen disa jave pasi Usagit i cili shkaktoi vdekjen e 25 persona ne provincen jugore te Guangdong.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB