Seria A, Juve mposht Milanin

07/10/2013 00:00

Shtatshkurtri Giovinco përmbysi rezultatin në “Juventus Stadium” dhe i dha mundësi skuadrës së Kontes të mundë 3-2 Milanin që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë.

Ende pa u mbushur 1 minutë lojë, Muntari mposhti Bufonin dhe shokoi tifozët e Juventusit. Por kundërpërgjigja e skuadrës së Kontes në fushë ishte shumë e shpejtë. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 15 kur gjuatja e Pirlos përfundoi në rrjetë.

Futja në fushë e Giovinco dhe Pogba dha frytet e veta që në fillim. Shtatshkurtri dribloi në zonën e Milanit, mposhti Abiatin dhe dyfishoi rezultatin për Juven. Pak minuta më vonë Mexes la Milanin me 10 lojtarë, ndërkohë që Juve trefishon me Kielinin.

Në fund, goli i dytë personal i Muntarit vulosi fitoren 3-2 të Juventusit që tashmë e sheh veten në kuotën e 19 pikëve, po aq sa Napoli që shkatërroi 4-0 Livornon. Pandev, Inler në pjesën e parë, Callejon dhe Hamsik në të dytën janë autorët e golave të napolitanëve të cilët kanë regjistruar fitoren e gjashtë në këtë sezon.

Pas 2 javësh do të jetë përballja mes Romës dhe Napolit ajo që do të vendosë se cila nga këto dy skuadra që për momentin luajnë futbollin më të bukur në Itali do të jetë kryesuesja e Serisë A.

Top Channel