Vrasja e liderit suprem të Iranit, trupi i Ali Khameneit do të varroset në Moshhad, qyteti i tij i lindjes
Barack Obama i kërkon Kongresit amerikan që të aprovojë ngritjen e tavanit të borxhit, duke kujtuar se falimentimi do të kishte pasoja katastrofike për ekonominë amerikane.
Presidenti u është përgjigjur kështu protestave të së djathtës, duke kujtuar se partia demokratike e ka dhënë një kompromis, duke pranuar nivelet e shpenzimeve të kërkuara nga republikanët që ishin më të ulëta nga ata që do të donte partia e tij.
Obama i ka apeluar Dhomës së Përfaqësuesve që sot të votojë financimin e Shtetit Federal dhe t’i japë fund bllokadës. “Jam i bindur se në Dhomë, mes demokratëve dhe republikanëve, ekzistojnë votat për t’i dhënë fund situatës së bllokimit të Shtetit Federal”, ka thënë Obama.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë sfidon kështu lidershipin republikan të John Boehner që të nxjerrë ligjet për votim. “Të shkojmë deri tek votimi dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar ai gjatë vizitës në Fema.
Shtëpia e Bardhë mbështet ligjin e prezantuar nga senatorët demokratë, në bazë të të cilit do të ngrihej tavani i borxhit për një vit, duke e konsideruar një periudhë të mjaftueshme për të dalë nga pasiguritë që mbizotëron në tregjet financiare. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi Jay Carney.
Top Channel