Njeriu që i ka mbijetuar 100 gjarpërinjve helmues

07/10/2013 00:00

Tim Friede është një burrë që thotë se i ka mbijetuar kafshimit të 100 gjarpërinjve helmues dhe për të vërtetuar këtë gjë ka lënë një Mamba të Zezë (gjarpri më vdekjeprurës në Botë) t’i kafshojë krahun.

45-vjeçari nga Miluoki i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i injekton periodikisht vetes helm të holluar dhe falë kësaj “vaksine” mund t’i mbijetojë çdo gjarpëri që do i merrte jetën një njeriu normal brenda 20 minutave.

Ai shpreson se duke rritur imunitetin e tij ndaj helmit të gjarpërinjve, mund të shpikë një anti-helm. Friede ka postuar disa foto ku tregohet një gjarpër mamba duke e kafshuar në parakrah.

“I postoj foto të tilla pasi është e vetmja mënyrë që njerëzit të besojnë imunitetin që kam ndaj helmit të gjarpërinjve vdekjeprurës”, deklaron 45-vjeçari, i cili si efekte anësore ka herë pas here ka alergji që shkaktojnë probleme me frymëmarrjen dhe gëlltitjen.

Top Channel