Ku Klux Klan-i i ditëve të sotme

07/10/2013 00:00

Fotoreporteri amerikan Anthony Karen ka krijuar një album fantastik me fotot e pjesëtarëve të sotëm të Ku Klux Klan-it, një organizatë që beson tek supremacia e njerëzve të bardhë dhe që ka si uniformë veshje të bardha dhe kapele konike.

Karen arriti të fitonte besimin e pjesëtarëve të 3K-së dhe ka realizuar foto që tregojnë jetën brenda organizatës. Ai tregon se pavarësisht besimeve të tyre radikale, ata janë persona normalë në jetën e përditshme.

“Shumica e pjesëtarëve të Ku Klux Klan-it janë njerëz normalë dhe e merr vesh që janë pjesë e kësaj organizate vetëm nëse do të ta thonë vetë. Mes tyre ka njerëz të pasur e të varfër, të zgjuar dhe aspak të zgjuar. Ashtu si kudo”, shprehet fotoreporteri.

Anëtarët e kësaj organizate kanë kryer shumë krime raciale gjatë shekullit të kaluar, janë për ndarjen racore dhe besojnë se martesat mes etnive të ndryshme janë kundër vullnetit të Zotit.

Ku Klux Klan-i ka pasur kulmin në vitet 1920, ku numëronte 6 milionë pjesëtarë, ndërsa sot numërohen 5000-8000.

Top Channel