Vrasja e liderit suprem të Iranit, trupi i Ali Khameneit do të varroset në Moshhad, qyteti i tij i lindjes Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry e cilësoi kapjen e udhëheqesit te Al Kaedës, Anas Al Libi si “të ligjshme”.
Ai dyshohet se është strategu i sulmeve në ambasadat amerikane në vitin 1998, në Kenia dhe Tanzani ku humbën jeten 220 persona. Emri i 49-vjeçarit Al Libi eshte Nazih Abdul Hamed Al Rukai dhe gjendet ne listen e personave me te kerkuar, prej me shume se nje dekade. Per koken e tij ishte vendosur nje shifer prej 5 milione dollaresh.
“Sa i takon Abu Anas-Al Libi, ai eshte nje figure kryesore e Al Kaedes dhe ishte “shenjester e duhur dhe e ligjshme”, tha Kerry.
Komentet e Kerry-t në samitin e APEC-ut në Indonezi erdhen pasi Libia i kerkoi shpjegime Shteteve te Bashkuara per mësymjen e forcave speciale në territorin e saj, nje prej dy nderhyrjeve të komandove amerikane në Afrike. Kerry tha se Al Libi do te perballet me drejtesine.
Zyra e kryeministrit libian, Ali Zeidan kërkoi shpjegime per sulmin dhe nënvizoi se Libia eshte e gatshme të ndjekë penalisht çdo shtetas libian brenda vendit”. Djali i tij, Abdullah Al Ragie tha se “i ati u kap nga persona të maskuar, të armatosur me pistoleta, disa prej te cileve ishin libianë, ndersa po parkonte makinen jashte shtepise”. Ai pretendon se qeveria libaneze eshte perfshire ne rrembimin e te atit, nje akuze e mohuar nga Tripoli. Te shtunen, komandot amerikane kryen edhe nje sulm tjeter ne jug te Somalise, por nuk arriten të kapnin “objektivin” e tyre, qe sic raportohet ishte nje prej udheheqesve të Al Shabab, qe me pas u identifikua si Ikrima. Ky grup, qe ndodhet ne listen e zeze te SHBA dhe BE kreu sulmin ne qendren tregtare “Uestgate”, ne Nairobi, kryeqytetin e Kenias, ku humben jeten 67 persona. Zyrtarisht, Uashingtoni nuk e ka bere publik emrin e kreut të Al Shabab, qe ishte vene ne shenjester. I pyetur te dielen, nese Somalia ishte shqetesuar nga ky sulm, kryeministri i ketij vendi, Abdi Farah Shirdon Said tha se “bashkepunimi yne me partneret nderkombetar në luftën kundër terrorizmit tashmë nuk është sekret”.
Top Channel