Kapja e Al Libit, Libia kërkon shpjegime nga SHBA

07/10/2013 00:00

Kryeministri i Libisë, Ali Zeidan ka kërkuar shpjegime nga Uashingtoni lidhur me sulmin e forcave speciale amerikane gjatë të cilit u kap në shtëpinë  e tij në Tripoli një lider i Al Kaedes.

Abu Anas al-Libi dyshohet se gjendet pas sulmit te vitit 1998 kunder ambasadave amerikane ne Kenia dhe Tanzani.

Zyra e kryeministrit deklaroi se Libia duhej te merrej me procedimet penale te cdo qytetari libian brenda vendit. Familja e Al Libit ka denuar aktin dhe e ka cilesuar ate si nje rrembim. Duke cituar xhirime te filmuara nga kamerat e sigurise, djali i Al Libit, Abdullah Al Ragi tha se babai i tij ishte rrembyer ne Tripoli ne oret e para te se shtunes nga persona te armatosur me pistolet, ndersa ai po parkonte automjetin e tij.

Sipas djalit ata flisnin dialekt libian. Al Ragi pretendon se qeveria e Libise ishte e perfshire ne zhdukjen e te atit, dicka te cilen Tripoli e mohon. Shtetet e Bashkuara bene me dije se burri ishte arrestuar ne menyre te ligjshme. Sekretari Amerikan i Shtetit mbrojti kapjen e te dyshuarit dhe tha se ai do te perballej me drejtesine ne gjykate.

“Abu Anas Al Libi eshte nje figure kyce e Al Kaedes dhe ai eshte nje shenjester ligjore per ushtrine”-tha Kerri per gazetaret gjate qendrimit te tij ne Bali ku po merr pjese ne nje samit me lideret aziatike.

Sulmi ne Libi ishte nje prej 2 operacioneve te drejtuara nga komandot amerikane te shtunen. Operacioni ne Somali u fokusua ne bastionin e militanteve te Al Shabab ne Baraue. Misioni i dyte deshtoi ne kapjen e liderit te grupit. Al Shabab ka pranuar autoresine e sulmit te muajit te kaluar ne qendren tregtare ne nairobi te Kenias, ku u vrane te pakten 67 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB