Vrasja e liderit suprem të Iranit, trupi i Ali Khameneit do të varroset në Moshhad, qyteti i tij i lindjes Forcat Italiane të rendit kanë zbuluar një rafineri të vërtetë droge në zonën e Riminit, ku përgatiteshin e paketoheshin sasi të mëdha drogash të ndryshme.
Operacioni, që ka marrë emrin “njëqind për qind” e qe fryt i përgjimeve dhe ndjekjeve të gjata, çoi në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë dhe të një vendasi 55-vjeçar.
Dyshimet patën nisur pas vëzhgimit të nivelit të jetesës së dy shqiptarëve, të cilët rezultonin pa të ardhura, por që lëviznin me makina luksoze e kishin prona të patundshme.
Në godinën jashtë qytetit, ku u kapën trafikantët, u zbuluan 24 kilogramë heroinë e pastër, 10 kilogramë kokainë dhe dhjetëra kilogramë substanca përzjerjeje. Është llogaritur që nëse do të hidhej në treg kjo sasi droge do të sillte rreth 30 milionë euro fitim.
Përveç lëndëve narkotike, mjeteve të përpunimit dhe paketimit, u gjetën edhe armë dhe municione që sipas policisë janë të llojit të përdorur nga ushtarakët në ish-Jugosllavi.
Top Channel